NON MI DIRE ADDIO!

Tu sei dolce anche quando vai via,

Anche quando mi sussurri addio,

E quando i due cuori in pazzia,

Allungano le mani e chiamano il Dio.

I sogni mi stai spegnendo lentamente,

Alberi, come i sogni, cambiano colore,

Mi guardi senza parole, tacitamente,

E mi raccogli nelle tue braccia con calore.

Non dire addio, al mio cuore dolorato,

La solitudine, ancora, non mi portare,

Nella mia anima appena è germogliato,

Appena ho sentito l’amore a cantare.

Non ho avuto mai  paura della morte,

Però mi spaventa la paura dei tuoi occhi,

Quando la luce in loro lo spegni,

Per me la morte dolorosa inizia qui.

KUJTIMET PËR TY

Nga deti dalin radhë pas radhe,

Dallgët që më sjellin të bukurat imazhe,

Kapur dorë për dore si vajzat në valle,

Prapë fluturojnë e më mbeten mirazhe.

Mbi dallgë më çojnë kujtimet e tua,

Ku ti shfaqesh e zhdukesh si nimfë,

Kërkoj t’i mbledh me fjalën “të dua”,

Herë si val’e butë e herë si klithmë.

Më buzëqeshje ëmbël e me aq mall,

Sa unë përqafoja diellin me këngë,

Më përkëdhelte zëri yt i ngrohtë valë,

E më hiqte çdo dhimbje e çdo brengë.

Dielli veror më buzëqesh përsëri,

Kur gjurmët e tua kërkoj në rërë,

Më kot i kërkoj…, në borë e në shi

kushedi ku i ka shpënë dimri me erë.

Bredh si jetime qiellin e shpirtit tim,

Rrezja e zemrës që të çelte  në sy,

Mbi ëndrrat e mia fanar ajo ndrin,

Sa herë më mbytin kujtimet për ty.

KUJTIM HAJDARI

(Foto web)


MË LËR!

Më lër t’i ndez ylberët në agimet e buzëqeshjeve të tua,

Me fjongot e rrezeve të lidh flokët e derdhura, të gjatë,

Më lër të ndjek pas vështrimet që ndezin dritë tek mua,

E luajnë me zogjtë e pranverës humbur kaltërsisë së pamatë.

Më lër të të prek e të shuaj zjarrin e faqeve të tua vlim,

Me delikatesën dhe vesën qelibar të shpirtit tim, 

Të të pushtoj fytyrën që të qesh, të ndezur flakë,

Me ëmbëlsinë e përkëdheljeve t’i bëj meik ap. (make up)

Nën hënën e kësaj nate të bukur që shkëlqen atje lart,

Nën pulsime yjesh lozanjarë, të dashuruar si të çartë,

Në lëndinat e gjëra të shpirtit tim të përmalluar të të shëtis,

Bukurinë e ëndrrave, me butësinë e zemrës, ta nanuris.

Më lër t’i thaj lotët që jeta do t’më jap në udhën e saj të gjatë,

T’i thaj tek ty, në shpirtin e ngrohtë, me shaminë e mallit tënd,

Më lër të prehem nën freskun e trëndafilave të zemrës këtë natë,

E me shpirtin tim magjik t’u çel petale e t’u sjell gaz e shend.

Më lër të marr për dore e në livadhet pa fund të jetës, të dy tok,

Si të çmendur të kësaj bote të rendim me krahët e lumturisë,

Gjumi le t’na zërë si dy çamarrokë, nën një yll a nën një lis,

E dashuria le t’na zgjojë me ëndrrat e saja nën cicërima zogjsh.

Më lër!

KUJTIM HAJDARI

(Foto web)